Leicester City përmbysi disavantazhin dhe arriti një fitore emocionuese kundër Everton. “Dhelprat” arritën fitoren e dhjetë në kampionatin anglez këtë sezon dhe vazhdojë të renditen në vend të dytë pas Liverpool.
Ecuria është e mrekullueshme, por djemtë e Brendan Rodgers nuk shkëlqejnë vetëm në fushën e blertë. Bota e futbollit anglez është prekur shumë nga tragjedia e Benik Afobe, sulmuesit të Stoke City, aktualisht i huazuar te Bristol City.
26-vjeçari humbi vajzën e tij dy-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Vogëlushja Amora nuk ia doli dhe largimi i parakohshëm i saj nga jeta i ka tronditur të gjithë. James Maddison kishte përgatitur një fanellë me dedikim dhe pas ndeshjes e shfaqi përpara kamerave.
“Benik jemi të gjithë këtu për ty, vëlla“, shkruhet në bluzën e 23-vjeçarit të Leicester. Lojtari ka postuar edhe një dedikim në rrjetet sociale pas ndeshjes.
“Benik Afobe, e di që asnjë fjalë apo mesazh i shkruar në bluzën time nuk mjafton, por duhet ta kesh të qartë se unë, Leicester City dhe e gjithë bota e futbollit jemi afër teje dhe familjes tënde. Qëndro i fortë në këtë moment hidhërimi, vëlla“, shkruan Maddison. /abcnews.al
Benik Afobe, no words or messages on my shirt will ever be enough but just want you to know Me, Leicester city and the footballing world are here for you and your family. Stay strong at this heartbreaking time brother. pic.twitter.com/S0JCLkVxv6
— James Maddison (@Madders10) December 1, 2019