Tragjedia e Otrantos, 25 vjet qan mbi varrin bosh

schedule17:55 - 28 Mars, 2022

schedule 17:55 - 28 Mars, 2022

Nga Elton Nikaj

“Kam një varr bosh. I bleva një kostum, e kam mbushur me rroba që kishte në shtëpi”.

Vitorja çdo 28 mars qan mbi një varr bosh. Humbi bashkëshortin 25 vite më parë në tragjedinë e Otrantos.

Kujton momentin kur mori vesh që bashkëshorti i saj ishte në bordin e anijes “Kateri Rades”.

“Pas orës 8. e ca që u dha lajmi, se me përpara nuk na shkonte mendja që ishte nisur. E morëm vesh nga lajmet. Është dhënë i treti ose i katërti. Ky ishte me emër. Isha në shtëpi me fëmijët. Më i vogli ishte 15 vjeç”.

Vitore thotë se kishin debatuar pasi ajo nuk ishte dakord të shkonte në Itali. “Nuk doja që të ikte, i thashë shiko si jemi këtu. Unë si mbaj dot fëmijët. S’më dëgjoi iku”.

Shpresat për drejtësi i kanë humbur. “Shteti italian tallet me ne. Shteti nuk erdhi asnjëherë.”

Ende plaga mbetet e hapur për të gjithë familjaret e viktimave. Kërkojnë ndëshkim për fajtorët, pasi sipas tyre e drejtësia ende nuk është venë.

Tragjedia ndodhi në kanalin e Otrantos. Anija e marinës italiane Sibilia përplasi “Kateri Rades”, duke shkaktuar vdekjen e 81 shqiptarëve, 61 mundën të shpëtonin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!