Tragjedia e Kobe Bryant, viktimat as nuk identifikohen dot

schedule10:28 - 28 Janar, 2020

schedule 10:28 - 28 Janar, 2020

Kobe Bryant, vajza e tij dhe shtatë të tjerë humbën jetën pas një aksidenti të pësuar dy ditë më parë. Helikopteri me të cilin ata fluturuan, për shkak të mjegullës së madhe, u përplas në tokë dhe shpërtheu, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi atyre që ishin në bord.

Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur gjithçka ka ndodhur, ndërkohë që së fundmi zbulohet se viktimat e këtij aksidenti nuk janë identifikuar dot. Trupat e tyre janë shkrumbuar, për shkak të shpërthimit të fortë të helikopterit.

Karbonizimi i trupave të viktimave ia kanë bërë të pamundur identifikimin ekspertëve. Viktima të këtij aksidenti ishin vajza e Bryant, Gianna Maria, e cila ishte vetëm 13 vjeçe. Gjithashtu vdiqën John, Keri dhe Alyssa Altobelli, piloti Ara Zobayan dhe Sarah e Payton Chester. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!