Tragjedia e ish-të përndjekurve politikë në skulpturë, Koko: Hija e të rënëve, prezente e në ditët tona

schedule17:24 - 15 Prill, 2021

schedule 17:24 - 15 Prill, 2021

Nga Leontina Nika

Kjo është vepra që përfaqëson pushkatimin e 12 intelektualëve në vitet 50 në qytetin e Lushnjës. Hija dhe kujtimi i tyre pozitiv që ata kanë lënë nga pas, është koncepti i skulptorit Emanuel Koko. Vepra është  gdhendur në granil të derdhur.

“Duke qenë se nuk kemi të bëjmë me figura konkrete, mendova të kompozoj disa hije njerëzish, me idenë që njerëzit që janë pushkatuar janë të kulturuar, të pasur, me influencë në zonë, që sipas meje kanë lënë hije mbrapa…”

Materialet e forta janë frymëzuese për skulptorin Emanuel Koko, punët e tij në studion dhe në ambiente të ndryshme publike, janë sa realiste, po aq edhe abstraksioniste.

“Përgjithësisht unë jam skulptor që pëlqen të shprehem në materiale të forta. Kjo varet edhe nga ideja që dua të realizoj. Shpesh materiali të jep të kuptosh që kjo ide moderne realizohet më mirë nga një ide klasike.”

Vështirësia e perceptimin të mesazhit të skulpturës që është tragjizmi i ish-të përndjekurve politikë mund të ngjallë debate, por artisti është i gatshëm për t’u përballur me çdo kritik.

Vepra e dalë nga konkursi, pritet të vihet në qytetin e Lushnjës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!