Tragjedia e Himarës, protestuesja e përlotur: Edhe shkallët e pishinës më duken si bregu i Jonadës, kam frikë për fëmijën

schedule19:29 - 4 Gusht, 2022

schedule 19:29 - 4 Gusht, 2022

Tragjedia e Himarës, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas në breg nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase, kanë mbledhur mbrëmjen e së enjtes me qindra qytetarë para Ministrisë së Brendshme.

Një qytetare e përlotur me vajzën e saj përdore u shopreh se ajo ka frikë të çojë vajzën e saj në det, pasi mund ta vrasin ashtu siç ndodhi me Jonadën.

Ndërkohë vajza e saj e cila e shoqëronte e së njëjtës moshë me 7-vjeçaren që u përplas nga skafi mbante në duar pankartën ku shkruhej: “Drejtësi për Jonadën! Mami nuk më lë të shkoj në det! A mund të luaj me babin në breg!”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!