Tragjedia e Himarës, nis në Shkodër mbledhja e firmave për shkarkimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos

schedule18:03 - 10 Gusht, 2022

schedule 18:03 - 10 Gusht, 2022

Ka nisur ditën e sotme në Shkodër nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Mbledhja e firmave vjen pasi kryeministri Edi Rama nuk bëri asnjë reagim për të shkarkuar përgjegjësit për ngjarjen tragjike të plazhit të Potamit në Himarë, ku u vra 7-vjeçarja Jonada Avdiu, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Eliona Shkreli përfaqësuese e shoqërisë civile shprehet se përgjegjësit kryesor duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shkarkohen. Ndërsa u shpreh se peticioni do vijoj disa ditë në pika të ndryshme të Shkodrës.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!