Motra e Kamer Idrizit biznesmenit që u vra dy netë më parë gjatë një atentati mafioz në Shkup të Maqedonisë ka bërë një dedikim prekës për të vëllanë. Ajo thotë se ndjen dhimbje të madhe pas humbjes së personit që e kishte pikë të dobët.
“Ndjej dhimbje te madhe humba personin qe e kisha pik te dobet qe e kishte aromen e babit tim Zoti na takoft ne Xhenet o shpirti i shpirtit tim. Shkove te vllau yt Enveri qe te deshti me shum se veten”, shkruan ajo.
Pak kohë më parë ajo kishte humbur edhe vëllanë tjetër Enver Idrizin.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit janë qitur më shumë se 80 plumba. Në makinë me të ka qenë edhe nipi i tij 22-vjeçar i cili ka marrë 6 plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Kamer Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup./mv.abcnews.al