Tragjedi në SHBA, policia gjen 8 të vdekur në një shtëpi të djegur, dyshohet për vrasje

schedule11:11 - 28 Tetor, 2022

schedule 11:11 - 28 Tetor, 2022

Tetë persona kanë vdekur në Tulsa, Oklahoma, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë ata ku jetonin, ndërkohë që policia thotë se po e heton si një vrasje.

“Raportet paraprake janë se ky do të jetë një hetim vrasjeje”, tha Ethan Hutchins, zëdhënësi i policisë së zonës. “Ne jemi ende të fokusuar në zjarrin dhe po ashtu hetojmë se çfarë ka ndodhur me këto viktima.”

Ai nuk pranoi të komentojë mbi çdo kërkim për një të dyshuar, por tha se autoritetet nuk besonin se ekzistonte një kërcënim i menjëhershëm për publikun. Agjentët nga Byroja Amerikane e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve u thirrën për të ndihmuar në hetimin, tha Hutchins, duke e quajtur atë një skenë komplekse, raporton Guardian.

Catelin Powers tha se ishte duke vozitur me fëmijët e saj kur pa një kolonë tymi pranë shtëpisë së saj, kështu që ajo u nis për të hetuar.

“Kur iu afrova shtëpisë, pashë tym që dilte nga pjesa e sipërme e shtëpisë, e cila dukej ndoshta si papafingo”, tha ajo për Associated Press.

Dy burra dhe një grua në telefonin e saj po qëndronin para shtëpisë, tha Poëers, kur një burrë tjetër doli nga dera e përparme duke tërhequr zvarrë një grua në dukje të pavetëdijshme dhe që nuk reagonte. Krahët e saj ishin të varur në anët e saj, tha ajo. Duke dyshuar se gruaja kishte vdekur, Poëers tha se ajo vazhdoi me makinë në mënyrë që fëmijët e saj të mose shihnin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!