Tragjedi në Papua Guinea e Re/ Rreth 2 mijë njerëz dyshohet se kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut

schedule09:10 - 27 Maj, 2024

schedule 09:10 - 27 Maj, 2024

Tragjedia si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një fshat të largët në Papua Guinea e Re po merr përmasa të paimagjinueshme, pasi sipas përditësimit të fundit të OKB-së, më shumë se 2000 njerëz janë varrosur brenda shtëpive të tyre.

“Më shumë se 2,000 njerëz dyshohet se janë varrosur të gjallë, ndërsa dëmet janë të paimagjinueshme”, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i OKB-së theksoi se ekuipazhet e shpëtimit janë në garë më kohën për të gjetur të mbijetuarit,

Tragjedia ndodhi në një fshat kodër në provincën Enga, në pjesën qendrore të arkipelagut, i cili pothuajse u zhduk kur një pjesë e malit Mungalo u shemb ndërsa banorët ishin në gjumë.

Fillimisht, organizatat humanitare dhe përfaqësuesit e autoriteteve lokale shprehën frikën për 100 deri në 300 viktima, por më pas numri i të vdekurve u rrit në rreth 670, kur ekipet e shpëtimit kuptuan se fshati i goditur nga rrëshqitja e dheut kishte shumë më tepër banorë nga sa mendonin.

Banorët e zonës besojnë se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga reshjet e dendura gjatë javëve të fundit.

Sipas Bankës Botërore, Papua Guinea e Re ka një nga klimat më të lagështa në botë dhe reshjet e dendura shpesh godasin zonat e saj më të lagështa, veçanërisht në malësi.

Në mars, të paktën 23 njerëz vdiqën në një rrëshqitje dheu në një provincë fqinje. Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën përmes X se Parisi është “gati të kontribuojë në përpjekjet për ndihmën dhe rindërtimin”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!