Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Djali i tyre vetëm 12 vjeç ka humbur tragjikisht jetën të dielën në Rodos, në rrethana ende të paqarta. Sipas CNN grek, i mituri u gjet nga autoritetet pa ndjenja në ujë, në zonën e Zefyros.
12-vjeçari u transportua me ambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.
Autoritetet Portuale në Rodos, të cilët po kryejnë hetimet paraprake, kanë urdhëruar kryerjen e ekzaminimit mjekoligjor, që pritet të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes së të miturit. Mediat fqinje nuk japin detaje rreth identitetit të 12-vjeçarit apo familjes së tij./tvklan.al