Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Kretë, gjyshi futet në det për të shpëtuar nipin dhe mbesën dhe ndërron jetë

schedule18:29 - 19 Tetor, 2021

schedule 18:29 - 19 Tetor, 2021

Një tragjedi ka ndodhur në Kretë pasditen e sotme. Një i moshuar është mbytur pasi u fut në det të shpëtonte nipin dhe mbesën e tij. Fëmijët e moshave 7 dhe 8 vjeç tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

I moshuari ishte një turist francez i cili bashkë me gruan, nipërit dhe mbesat e tij kishin mbërritur në Kretë me pushime.

Sipas mediave greke, familja e turistëve të huaj, bëri një shëtitje në zonën e Agios Konstantinos në Gouves. Pak pas orës 17:00 të pasdites, roja bregdetare vuri re tre persona të cilët po kërkonin ndihmë në det.



Ai u hodh menjëherë dhe arriti të shpëtojë dy të vegjlit. Më pas u përpoq të nxjerrë jashtë edhe të moshuarin por për fat të keq tashmë ishte shumë vonë, pasi ai kishte humbur ndjenjat.

Fëmijët u transportuan me ambulancë për kontrollet e nevojshme mjekësore. Prindërit e tyre, të cilët ndodhen në Francë, u njoftuan nga autoritetet në lidhje me ngjarjen e rëndë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!