Tragjedi në Klos, vriten babë e bir, dy persona të plagosur

schedule14:11 - 12 Tetor, 2022

schedule 14:11 - 12 Tetor, 2022

Babë e bir, Kenado dhe Liri Shira (17 dhe 44 vjeç) janë vrarë në qendër të Klosit pas të shtënave me armë rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Autori i dyshuar i ngjarjes është Fiqri Mjeshtri.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën e mitur të mbuluar me batanije në trotuar.

Gjithashtu raportohet edhe për dy persona të plagosur.

Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta  e kësaj tragjedie. /Abcnews.al/