Tragjedi në Itali, vëllai vret motrën me thikë në mes të lagjes

schedule09:36 - 2 Maj, 2022

schedule 09:36 - 2 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj të Italisë, ku vëllai vrau të motrën me thikë, pas një konflikti në rrugë.

Sipas medieve italiane viktima Alice Scagni, 34 vjeç është vrarë me thikë në rrugë në mes të lagjes Quinto, në via Fabrizi në Genova,  ndërsa mësohet se i shoqi ka qenë dëshmitar i ngjarjes tragjike.

Policia mbërriti në vendngjarje pas telefonatës së fqinjëve, të cilët kontaktuan menjëherë me autoritetet pas britmave që dëgjuan nga sherri mes motrës dhe vëllait.

Për fat të keq në momentin që ambulanca dhe policia mbërritën në vend 34-vjeçarja kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.

Mediat italianë shkruajnë se autori u arrestua, teksa dyshohet se vuan nga probleme mendore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!