TRAGJEDI NË ITALI/ 82-vjeçari pëson atak kardiak në timon, merr para grupin e çiklistëve, 4 të vdekur e 5 të plagosur

schedule17:48 - 14 Korrik, 2022

schedule 17:48 - 14 Korrik, 2022

Një tragjedi ka ndodhur në Grosseto Maremma në Itali.

Një burrë i moshuar, Mario Fiorilli, 82 vjeç pësoi një atak në zemër dhe makina që drejtonte doli jashtë kontrollit.

Si pasojë, automjeti mori para një grup çiklistësh duke vrarë 3 prej tyre Antonio Panico, 56 vjeç, Roberto Seripa, 71 vjeç dhe Milo Naldini, 73 vjeç.

Shoferi i makinës humbi jetën gjithashtu.

Grupi i miqve mblidhej të martën dhe të enjten për xhiro me biçikletë.

Sot në mëngjes ata kishin qenë në Massa Marittima dhe po ktheheshin në Grosseto.

Pesë çiklistë të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Grossetos.

Makina është sekuestruar dhe policia po punon për të sqaruar dinamikën e saktë të aksidentit tragjik./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!