Një tragjedi e madhe ka tronditur botën e sportit të Hokejit në akull. Adam Johnson ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare, pasi patina e kundërshtarit të tij i preu fytin, në ndeshjen e elitës angleze mes Nottingham Panthers dhe Sheffield Steelers, e cila u luajt të shtunën në mbrëmje.
Të pranishëm në arenë ishin 8 mijë shikues të cilët u tronditën, së bashku me lojtarët.
Ndeshja e ndërpre, ndërsa arena u evakuua. Ndërhyrja e shpejtë e punonjësve shëndetësorë nuk mjaftoi për të shmangur tragjedinë e madhe.
Sipas disa dëshmitarëve, disa tifozë janë ndjerë keq pas këtij momenti dhe i kanë rënë të fikët.
I transportua në spital në gjendje të rëndë, Johnson humbi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm./abcnews.al