Tragjedi në Greqi, polici vetëvritet në ishullin e “priftërinjve”

schedule15:28 - 22 Mars, 2022

schedule 15:28 - 22 Mars, 2022

Një ngjarje e rëndë është shënur mëngjesin e sotëm në ishullin e Aghios Oros në Greqi. Një polic i ka dhënë fund jetës me pistoletën e shërbimit.

Polici 40-vjeçar qëlloi veten me armën e shërbimit në ambientet e komisariatit e Hilandarit, ku viktima punonte prej vitesh, njofton policia greke.

Edhe pse rrethanat e vetëvrasjes nuk janë zbardhur ende, sipas dëshmive të para thuhet se polici 40-vjeçar vrau veten për shkak të vetmisë.

Një mik murg i policit të ndjerë ka thënë për prwtothema.gr se 40-vjeçari kalonte orë të tëra i vetmuar dhe se ai bënte një jetë ku ishte i izoluar nga të gjithë dhe gjithçka. Ishulli Agios Oros në Greqi, konsiderohet vend i shenjtë, ku jetojnë murgjit dhe priftërinjtë. Është një ishull plot me kisha e monastire.

Por hyrja për gratë atje është e ndaluar për arsye të fesë kristane ortodokse./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!