Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Francë, humbet jetën 10 minuta pasi kishte përfunduar ndeshja

schedule11:59 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 11:59 - 21 Dhjetor, 2020

Tragjedi në futbollin francez. Në ndeshjen e kësaj fundjave mes Lorient dhe Rennes mbeti i vdekur një nga punëtorët e fushës vetëm 10 minuta pasi kishte përfunduar ndeshja e vlefshme për Ligue 1.

Si pas çdo ndeshje punëtori ndodhej në fushën e “Stade de Moustoir” për t’u kujdesur për barin, kur papritmas një nga shtyllat e dritave i bie sipër. Shërbimet mjekësore të cilat ndodheshin ende brenda stadiumit nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë.

 



Përpos përpjekjeve të mjekëve, jeta nuk u shpëtua, edhe pse u transportua në një nga spitalet e Lorient. Fatkeqësisht, ai nuk arriti dot të mbijetonte dhe gjeti vdekjen nga plagët që kishte marrë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!