Një zjarr ka rënë sot në lagjen kineze të Filipineve, si pasojë e të cilit humbën jetën të paktën 11 persona. Zjarrfikësit gjetën gjatë operacionit trupat e 11 personave të bllokuar në pallatin pesëkatësh, pak ditë pas tragjedisë me disa viktima për shkak të tajfunit.
Sipas një zyrtari lokal, mes viktimave është edhe gruaja e pronarit të ndërtesës. Trupi i saj u gjet në katin e tretë.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e zjarrit vdekjeprurës. Megjithatë, një roje sigurie e ndërtesës u tha gazetarëve se një bombol gazi shpërtheu në një restorant në katin e parë, duke shkaktuar zjarrin.
/abcnews.al