Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshatin Ostren i madh| në Bulqizë. Nëna bashkë me dy fëmijët e saj të mitur dyshohet se kanë humbur jetën nga helmimi i gazit.
Ngjarja ndodhi në familjen e Ylbler Tolës. Policia ka konfirmuar se edhe një pjesëtar tjetër i familjes, po transportohet për në spital në gjendje kritike për jetën.
Siç raporton për abcnews.al gazetari Neki Feta, janë gjetur pa shenja jete gruaja Rajmonda Tola 40 vjeç, dhe dy fëmijët rreth moshës 10 vjeç, pjesëtarë të familjes së Ylber Tolës.
Burime nga Spitali i Bulqizës kanë konfirmuar vdekjen e 3 personave ndërkohë 1 tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar për ngjarjen, ndërkohë që policia tashmë ka mbërritur në vendngjarje.
Po ashtu burimet bëjnë me dije se është kërkuan ndihma e një helikopteri për të dërguar të plagosurin në spital. Por është njoftuar se ata janë transportuar me autoambulancë në spitalin e Bulqizës.
Mësohet se fshati Ostren i Madh është fshati më i largët i qarkut të Dibrës.
Njoftimi i policise:
“Bulqizë / Informacion paraprak
Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.
Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”.
vijon…./abcnews.al