Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Spanjës, ku të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, skafistët që po i transportonin i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit.
Mediat iberike shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle, dhe nga frika se mos pikasej nga policia, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, që të hidheshin në det.
Kjo rezultoi fatale për disa prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa nacionaliteti i tyre ende nuk bëhet me dije.
/abcnews.al