Tragjedi në Brazil/ I mituri vdes disa minuta pasi u fotografua duke luajtur në rërë gëlqerore

schedule14:04 - 8 Gusht, 2023

schedule 14:04 - 8 Gusht, 2023

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Brazil, ku një 7 vjeçar ka humbur jetën disa minuta pasi u fotografua duke luajtur në rërë gëlqerore. Sipas informacioneve, i mituri ka humbur jetën për shkak se ka thither pluhurin toksik nga materialet e ndërtimit që ndodheshin pranë shtëpisë së tij.

Arthur Emmanuel Bittencourt vdiq tragjikisht më 3 gusht, pak pasi hyri për të luajtur në një grumbull rëre gëlqerore, një material i përdorur gjerësisht për të bërë beton në ndërtim.

Në foton e postuar nga xhaxhai i djalit, shihet 7-vjeçari duke pozuar i buzëqeshur në rërë. Pak çaste më vonë, ai u dërguar me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Siç raporton gazeta britanike, të afërmit e fëmijës fatkeq publikuan foton si një paralajmërim për prindërit e tjerë për rreziqet e materialeve të ndërtimit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!