Një ngjarje e rëndë ndodhi në plazhet tropikale të Bahamasit, ku një varkë me turistë u përmbyt në mes të detit. Momentalisht, raportohet se një turist i moshuar amerikan ndërroi jetën, teksa të gjithë të tjerët u shpëtuan.
Pamje të kësaj tragjedie në mes të detit u filmuan nga vetë pasagjerët, të cilat shfaqin momentet në ankth të turistëve të veshur me jelekë shpëtimi ndërsa hidheshin në det.
@kellyswitz our ferry went down on our way to Blue Lagoon #shipwreck #boat #boatsinking #bluelagoon #bahamas #ferry
Pas disa momentesh në varkë nuk mbeti më askush teksa u mbush me ujë, duke e bërë të pamundur lundrimin.
/abcnews.al