Tragjedi në Angli: Shuhet talenti 9-vjeçar, rrufeja i merr jetën

schedule16:37 - 12 Maj, 2021

schedule 16:37 - 12 Maj, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli. Gjatë pasdites së djeshme, një futbollist 9-vjeçar ka humbur jetën në një seancë stërvitore si pasojë e goditjes nga rrufeja. Episodi i rëndë ndodhi në qytetin e Blackpool.

Autoritetet policore e cilësojnë atë që ndodhi si një incident me të vërtetë shkatërrues. Edhe pse hetimet vazhdojnë, ata shprehen se dyshohet se vogëlushi ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Jordan Banks ishte pjesë e Clifton Rangers, që ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”. “Ishte një inspirim për të gjithë ata që e kanë takuar. Një djalë i ri i fortë, i vendosur dhe plot kurajo, i cili do të na mungojë të gjithëve.

It is with great sadness and a very heavy heart we announce that the tragic incident yesterday involved one of our own…

Posted by Clifton Rangers Junior Football Club For Kids In Blackpool on Wednesday, 12 May 2021

Nuk arrijmë ta imagjinojmë hidhërimin e familjarëve. Mendimet, lutjet, dashuria dhe përqafimet tona shkojnë për të gjithë shokët e skuadrës, miqtë dhe trajnerët me të cilët ka punuar“, shkruan klubi anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!