Tragjedi e dyfishtë në Mesdhe, dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur

schedule13:59 - 17 Qershor, 2024

schedule 13:59 - 17 Qershor, 2024

Një tragjedi e dyfishtë emigrantësh është shënuar sot në Mesdhe. Rreth pesëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur për shkak të përmbysjes së varkës me vela me të cilën po udhëtonin, rreth 100 milje nga bregu i Kalabrisë.

Një anije tregtare mbërriti për të shpëtuar varkën që u përmbys në brigjet e Kalabrisë, duke shpëtuar 12 të mbijetuarit, përfshirë një grua shtatzënë, e cila më pas zbarkoi në Roccella Ionica. Në port është transferuar edhe trupi i një gruaje që ka humbur jetën pasi ka rënë në det. Refugjatët që udhëtonin në bordin e varkës ishin larguar nga një port nga Turqia.

Ndërkohë anija Nadir shpëtoi 51 emigrantë në bordin e një varke në vështirësi në brigjet e Libisë dhe në jug të Lampedusas.

Në varkën jashtë Lampedusas, 10 personat e vdekur ishin në kuvertën e poshtme, e cila ishte plotësisht e përmbytur. Ekuipazhi i OJQ-së evakuoi 51 të tjerët, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!