Tragjedi, 3-vjeçari vret të ëmën teksa po luante me pistoletën e babait

schedule09:03 - 15 Mars, 2022

schedule 09:03 - 15 Mars, 2022

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një 3-vjeçar qëlloi për vdekje aksidentalisht të ëmën. Në momentin tragjik fëmija po luante me pistoletën e të atit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në parkingun e një supermarketi në Dolton, një periferi të Çikagos.

Fëmija ishte ulur në pjesën e pasme të makinës, prindërit në sediljet e shoferit dhe të pasagjerit. Pa ditur ende rrethanat si dhe pse, fëmija u gjet me pistoletën e të atit në duar.

“Ai filloi të luante me të dhe në një moment tërhoqi këmbëzën,” tha për AFP Robert Collins, shefi i policisë lokale. Nëna, Detja Bennett, 22 vjeçe, u godit nga një plumb në qafë. Vdekja e saj u konfirmua në një spital në Çikago ku u dërgua me urgjencë në spital./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!