Trafiku ndërkombëtar i drogës: Zbulohet tuneli më i sotisfikuar në historinë e SHBA

schedule15:17 - 8 Gusht, 2020

schedule 15:17 - 8 Gusht, 2020

Zyrtarët e njësisë së rojeve kufitare dhe doganore të SHBA-ve njoftuan se në kuadër të një hetimi që vazhdon në rajonin Arizona kanë zbuluar një tunel, i cili siguron kalimin kufitar me Meksikën dhe i cili është ende pa përfunduar.

Zyrtarët amerikanë të migracionit njoftuan se tuneli  siguron kalimin mes dy vendeve në kufirin me Meksikën dhe se ky “është tuneli me teknologjinë më të përparuar në historinë e SHBA-ve”, raporton The Guardian.

Tuneli me gjerësi rreth 1 metër dhe lartësi 1.2 metra ka sistem të ajrosjes, elektrik dhe hekurudhor.

 

Ata gjithashtu nuk e dinë se prej sa kohësh tuneli është ndërtuar  apo çfarë pajisje u përdor për ndërtimin e saj.  Kontrabandistët kanë përdorur tunele për të transportuar drogë dhe njerëz përtej kufirit për dekada . Dy vite më parë, autoritetet në Yuma zbuluan një tunel të sofistikuar që transporte drogë nga një shtëpi në Meksikë në një restorant në Arizona, shkruan abcnews.al

 

 

Pronari, Ivan Lopez, u arrestua në gusht 2018, pasi autoritetet gjetën disa pako me metafetaminë, kokainë, heroinë dhe fentanil në pjesën e pasme të kamionit të tij. Policia më pas kontrolloi në shtëpinë dhe restorantin e tij, ku agjentët gjetën një tunel mjaftueshëm të madh që njerëzit mund të kalonin lirshëm.

Lopez u deklarua  fajtor nën akuzën e  përdorimit të një tuneli për të kontrabanduar substanca të pakontrolluara dhe u dënua me shtatë vite burg, sipas të dhënave nga gjykata./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!