Policia Rrugore është angazhuar në të gjitha rrugët e Shqipërisë përgjatë fundjavës për të menaxhuar trafikun, si dhe për të parandaluar aksidentet.
Ndërkohë policia ju bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët interurbane në aksin Durrës-Tiranë, për të shmangura trafikun.
Kujtojmë që trafik të rënduar ka patur edhe në veri të vendit, për shkak të kthimit të pushuesve në shtëpi.
Më i ngarkuar ka qenë aksi Velipojë-Lezhë dhe Lezhë-Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore, e angazhuar maksimalisht për menaxhimin e qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia Rrugore apelon për përdorim të rrugëve alternative për hyrjen në Tiranë, sepse rruga interurbane Durrës-Tiranë vijon të ketë fluks të lartë automjetesh.
Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, të qëndrojnë në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit, të mos kryejnë parakalime, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.
Të gjitha akset rrugore monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e re të automjeteve, të cilat janë të pajisura me bazën logjistike bashkëkohore.?♂️? ??️.
Kthehu i sigurtë në shtëpi, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! ✅?
/Abcnews.al/