Trafiku i narkotikëve, Apeli prish dënimet për 8 persona

schedule16:12 - 1 Prill, 2018

schedule 16:12 - 1 Prill, 2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka prishur vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë me 41 vjet e 8 muaj burg në total ndaj 8 personave të akuzuar për “trafik të narkotikëve”.

Kolegji Penal vendosi të shpallë moskompetencë të Krimeve të Rënda për shqyrtimit e çështjes. Dosja u dërgua për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Sipas prokurorisë, gjashtë nga të pandehurit e çështjes, mes të cilëve Gazmend Lleshanaku dhe shtetasit maqedonas Muzafer Saliju dhe Aleksandar Trpevsk ishin përfshirë në tentativën e trafikimit të një sasie prej 6 kilogramë kanabis nga Prrenjasi drejt Maqedonisë. Dy të tjerë u akuzuan vetëm për “moskallëzim krimi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!