Trafiku i klandestinëve, si funksiononte grupi kriminal, përgjimet zbulojnë si trafikantët bashkëpunonin me policinë

schedule19:47 - 14 Prill, 2024

schedule 19:47 - 14 Prill, 2024

Pas një seance që zgjati gati 10 orë Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 24 personat e ndaluar dhe 2 të shpallur në kërkim lidhur me grupin kriminal që trafikonte klandestinë.

Mësohet se grupi kriminal i kishte rolet e ndara, ku mes të cilëve Luan Sulaj mundësonte transportin, Lulzim Lami siguronte kontrata punësimi fiktive, Xhuljo Krasniqi, Edmond Baklli e Tom Preka organizator.

Ndërsa zyrtarët e policisë Edmond Braha e Altin Hasani ishin personat që me veprimet dhe mos veprimet e tyre grupi nuk goditej.

Në hetimet e SPAK thuhet se Endri Seiti dhe Luan Tafalla organizojnë aktivitetin kriminal, të cilët përmes agjencisë së punësimit “Intercontinental Link”, me ortak dhe administrator Endri Seitin, në bashkëpunim me shoqërinë tregtare “Mags shoes” të italianit Antonio Spechio, “Gerem Konfeksione” me Xhuljeta Çoben dhe shoqërinë “Konservimi Adritatik” të Artur Matës, kryenin aplikime për leje unike punësimi e më pas aplikime për pajisje me vizë “D”, për punësimin e klandestinëve.

Përveç përgjimeve SPAK ka përdorur GPS të quajtur “PEAKSLIM” që ia ka vendosur përmes agjentëve në çantë njërit prej pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjën Dubai-Tiranë, përmes të cilët janë kontrolluar lëvizjet e refugjatëve në disa raste.

Nga përgjimet audio në zyrën e subjektit tregtar “Intercontinental link” në datën 26.09.2023 janë numëruar shuma monetare nga ku më pas shtetasi Luan Tafalla është vëzhguar me një qese kartoni ka hyre në pallatin ku banon shtetasi Altin Hasani.

Në këto përgjime personat nën hetim Endri Seiti e etiketon Hasanin me nofkën “miku jonë”.

Luan Tafalla flet me kode duke i shpjeguar një personi që ka qenë në banesën e Altin Hasanit dhe ku kanë biseduar rreth shtetasve të huaj.

Ndërkohë janë me dhjetëra përgjime ambientale, ku flitet për zyrtarët e korruptuar të policisë.

E tillë është ajo mes trafikantit Endri Seiti dhe nëpunëses së agjencisë së Punësimit Ara Hysenllari ku flasin se kush duhet ta takojë Edmond Brahan, teksa Saiti thotë se ai se takon dot se i kërkojnë lekë.

Endri Saiti: Shko takojë ti, se mua s’më lejohet të futëm brenda

Arba Hysenllari: Ti je një përtac i dh***, nuk takon asnjë lloj robi, shko takojë Mondin vetë, ja ti shkruaj Mondit këtu.

Endri Seiti: Ça jam unë, ça jam? E mori Lani dje, hajde të zyra tha

Arba Hysenllari: Dh*** je

Endri Seiti: Më kërkojnë lekë, ty s’të kërkojnë lekë.

Punonjësi tjetër i policisë së Rinasit, rezulton i përfshirë, kë në telefonin e tij janë gjetur të dhëna për klandestinë

Tom Preka: Mgjes, shoku, mos harro nesër jam aty

Arjel Hoxha: Klm djalë I mirë, zoti të ruajt, respekt Toma.

Tom Preka: Respekt, 3 foto ti kam bërë

Arjel Hoxha: 150 apo jo?

Tom Preka: Po, 150 në dorë, kaq kisha me vete

Arjel Hoxha: Ok ok s’ka gjë nga që nuk po e lexoj mirë prandaj.

Bëhet fjalë për një foto të nisur rreth një pagesë të bërë në një institucion financiar. Dërgues I parave është Tom Preka ndërsa marrës efektivi Arjel Hoxha, që dyshohet të jetë shpërblyer për lejimin e aktivitetit kriminal

Tom Preka ka kryer bisedë të tillë edhe me efektivin tjetër Ermal Hoxha.

Tom Preka: Ermal, Toma jam, që më ndihmove gocën

Ermal Hoxha: Ok pa merak

Tom Preka: Ma ço kartën të të çoj 50 euro me …. E paguaj unë, vetëm me e marr ke

Ermal Hoxha: Flm, mos e vra mendjen

Tom Preka: Jo jo, ma ço kartën dhe regjistroje numrin tim se kur të vish në Durrës të jap një drekë të restoranti jem. Ma ço kartën më mirë, dhe unë rri I qetë pash Zoti.

Nga leximi i dosjes hetimore, mësohet se janë rreth 190 shtetas nga Lindja e Mesme që janë futur në mënyrë të kundërligjshme në vend nga tetori 2023 deri në janar 2024.

Në total thuhet në hetime se janë mbi 250 klandestinë që kanë përdorur të njëjten skemë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!