39 personat e arrestuar për përfshirje në trafikun e jashtëligjshëm të shqiptarëve drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë kërkojnë lirinë në Apelin e Krimeve të Rënda. Të arrestuarit kanë apeluar masat e sigurisë “arrest në burg” dhënë nga Shkalla e Parë për ta. Apeli i Krimeve do të shqyrtojë të hënën ankimet e bëra prej tyre. Megaoperacioni që çoi në pranga 39 të dyshuarit u finalizua në 17 Mars. Sipas Prokurorisë, kalimi i paligjshëm realizohej përmes dokumenteve false, kundrejt pagesave që shkonin nga 7 mijë paund për në Angli në 25-30 mijë dollarë për kalimin në SHBA dhe Kanada./abcnews.al
Trafiku i klandestinëve, 39 të arrestuarit kërkojnë liri në Apel
schedule15:43 - 6 Prill, 2018
schedule 15:43 - 6 Prill, 2018