Trafikonin sirianët drejt BE-së për 300 euro me makina me qira, goditet banda në Sarandë

schedule09:54 - 24 Nëntor, 2021

schedule 09:54 - 24 Nëntor, 2021

Katër të rinj janë arrestuar nga policia në Sarandë për trafik emigrantësh nga kufiri i gjelbër me Greqinë drejt vendeve të BE-së duke përdorur Shqipërinë si trampolinë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kranea” u arrestuan; E. S.,19 vjeç, K. R., 20 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u sekuestruan dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash.

Të rinjtë, sipas policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, 6 sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!