Trafikonin kokainë me kamionë, arrestohen 11 shqiptarë

schedule15:46 - 23 Mars, 2018

schedule 15:46 - 23 Mars, 2018

Policia italiane ka vënë në pranga 14 persona mes të cilëve 11 shqiptarë, me akuzën e trafikut të drogës të llojit kokainë. Gjatë operacionit me emër “Ari i Bardhë” u sekuestruan 950 kilogramë kokainë.
950 kilogramë kokainë të sekuestruar, një sasi droge vlera e së cilës në treg do të kishte sjellë fitime prej 35 milion eurosh.
14 persona janë arrestuar nga Guardia di Finanza në Leko të Italisë, në kuadër të operacionit “Ari i Bardhë” kundër trafikut të drogës.
Grupi kriminal përbëhej nga 11 shtetas shqiptarë dhe 3 italianë dhe vepronin në zonën lombarde, ku trafikonin kokainë. Droga vinte nga Spanja, Shqipëria dhe Holanda me anë të kamionëve dhe grumbullohej në Itali.
Automjetet e rënda i përkisnin një shoqërie transporti me seli në Kantu. Pronari i shoqërisë shtetas shqiptar me inicialet N.F 56 vjeç është arrestuar së bashku me tre shoferë, dy shqiptarë dhe një italian.
Të arrestuarit e tjerë ishin pjesë e këtij rrjeti narkotrafiku që ishte shtrirë dhe në Leko, Komo, Monza dhe Brianza, ku kokaina shpërndahej kryesisht në lokale.
Hetimet kanë nisur në 2015-n pas arrestimit të një 33 vjeçari shqiptar T.I, resident në Moncez, i cili u ndalua në Breshia me 20 kilogramë kokainë dhe 200 mijë euro cash.
Ndërkohë një 35-vjeçar shqiptar T.O, është arrestuar me akuzën se ishte ai që organizonte korrierët italianë për të shitur drogën në zonë.
Pesë shtetas të tjerë shqiptar u arrestuan në Monza të gjithë rezidentë të zonës, ndërsa tre të tjerë u arrestuan në Milano, Komo dhe Savona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!