Trafikonin heroinë dhe kokainë nga Holanda, arrestohen 7 shqiptarë në Milano

schedule10:53 - 20 Shtator, 2019

schedule 10:53 - 20 Shtator, 2019

Shtatë shqiptarë përfunduan në pranga në Milano ku policia goditi një bandë trafiku dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge dhe armësh. Droga vinte kryesisht nga Holanda.

Policia italiane në Milano arrestoi tetë persona, shtatë prej të cilëve shqiptarë dhe një Italian. Ata akuzohen për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Katër prej tyre janë të dënuar për një vepër tjetër penale. Ata akuzohen për shpërndarje droge të llojit kokainë dhe heroinë e cila vinte nga vendet e ulëta, për shpërndarje marijuana, dhe armëmbajtje pa leje. Përvec sasisë së konsiderueshme të drogës atyre iu janë sekuestruar dhe një revolver, dy pistoleta mitraloz dhe një pistoletë gjysëm automatike. Veprat penale janë kryer në zona të ndryshme të Milanos nga dhjetori 2017 deri në shkurt 2018.

Gjatë hetimeve janë përgjuar dhe bisedat e tyre sidomos në automjetet e të dyshuarve, ku si pasojë u mundësua që në shtator të 2018-ës të arrestoheshin 23 persona, 22 shtetas shqiptar dhe një shtetase rumune që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni ndaj 25 vajzave kryesisht shqiptare dhe të europës lindore. /ABC News Albania 24/7