Një rrjet kriminal që trafikonte armë është goditur nga policia për herë të tretë brenda pak muajsh. 10 persona ranë në pranga ndërkohë që 2 të tjerë janë shpallur në kërkim policor.
Policia arrestoi shtetasit Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu. Po nga i njejti operacion u arrestuan me datë 1 maj Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.
Policia sekuestroi 14 armë zjarri, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete, 8 celularë dhe nje sasi farash kanabis
Pistoletat shiteshin në qytete të ndryshme me cmime 1500-2500 euro copë. Armët janë dërguar në laborator për tu verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera krimianle.
Policia thotë se shumica e armëve silleshin nga Kosova në Shqipëri, ndërsa brenda vendit tonë kanë qenë 2 baza ku merreshin armët ne Nikël dhe Shkodër më pas silleshin në Tiranë ku dhe shpërndaheshin tek blerësit.
Trafiku i armëve kryesisht bëhej me automjete por dhe me autobus. /abcnews.al