Trafikoi 250 milionë euro për 10 muaj, arrestohet bosi shqiptar i pastrimit të parave të drogës në Greqi

schedule12:06 - 7 Qershor, 2023

schedule 12:06 - 7 Qershor, 2023

Një 52 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi njihet si një ndër personat që ka pastruar miliona para të pista nga tregtia e drogës në Evropë.  Sipas Europol ai është një ndër bosët më të mëdhenjt të pastrimit të parave, i cili dyshohet se ka trafikuar rreth 250.000.000 euro brenda një periudhe 10 mujore.

Ndalimi i tij është bërë nga Prokuroria e Narkotikëve të SDOE në Glyfada, pas bashkëpunimit të shkëlqyer me shërbimet kompetente të autoriteteve holandeze. .

Mediat greke shkruajnë se 52-vjeçari, kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar kundër tij përmes aplikacioneve dhe fondeve të mesazheve të koduara, dyshohet se i zhvendosi “paratë e pista” atje ku qarqet i duheshin.

Numërimi mbrapsht për arrestimin e shqiptarit filloi 6 muaj më parë, kur autoritetet holandeze të zbatimit të ligjit arrestuan persona të lidhur me një rrjet të trafikut të drogës. Pasi kërkuan pajisjet e tyre elektronike, ata gjetën një kontakt me tre shkronja. Kur e kanë identifikuar, kanë konstatuar se është një person real që jeton në Greqi.

Në atë kohë u njoftua ambasada greke dhe nisën hetimet nga prokuroria e narkotikëve pranë SDOE-së për kapjen e 52-vjeçarit, i lindur në Sarandë dhe banues në Greqi. U zbulua shpejt se ai kishte themeluar dhe zotëronte një kompani të pasurive të paluajtshme në Glyfada.

Ai u ndoq menjëherë dhe u arrestua më 31 maj. Atë ditë, autoritetet kishin arritur të gjenin udhëzimet që ai u jepte, korrierëve të parave për tregtim përmes kripto-aplikacioneve.

Domethënë, ai fliste me kontaktet në Holandë dhe u jepte udhëzime se si të lëviznin paratë, duke i dërguar ato nga një vend në tjetrin në shuma të mëdha. Korrierët e informonin çdo natë, në fund të ditës, për shumat që trajtonin dhe ku shkonin.

Pas arrestimit i është sekuestruar e gjithë pasuria, përfshirë edhe apartamentet që i kishte transferuar kompanisë.Ai ka mbajtur një profil të ulët dhe pretendon se është i pafajshëm për atë që akuzohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!