Trafikim të miturish e prostitucion në Spanjë, sekuestrohen 150.000 euro pasuri e dy vëllezërve në Tiranë

schedule11:59 - 16 Tetor, 2021

schedule 11:59 - 16 Tetor, 2021

Janë sekuestruar pasuritë e 2 vëllezërve në Tiranë Arjel dhe Oltjon Legisi, njëri i arrestuar e tjetri nën hetim në Spanjë për trafikim të miturish dhe prostitucion. Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 150 mijë euro në pronësi të dy vëllezërve. Vendimi është marrë pas procedimit që ka nisur ndaj vëllezërve të dy 30 vjeç dhe me precedent të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj jetës.

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 150.000 euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës. Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve: A. L. 30 vjeç, dhe O. L, 30 vjeç, vëllezër), me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj jetës”, thuhet në njoftim.

Arjel rezulton se është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa Oltjon është nën hetim nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij procedimi si dhe vendimit të Prokurorit u bë sekuestrimi i pasurive të 2 vëllezërve të lartpërmendur dhe familjarëve të tyre që arrijnë vlerën 150.000 euro. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që 2 vëllezërit dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. be.k/Abcnews.al