Shiu i fshiu autorizimet e policisë për lëvizjen me automjeteve. Në Tiranë të mërkuren u rikthye trafiku si në ditë normale. Shumë qytetarë nuk menduan dy herë nëse kishin apo jo autorizim nga policia, por dolën me automjete gjatë orarit të paradites për të mbaruar punët e tyre.
Abc News pa në rrugët e Tiranës plot makina dhe këmbësorë. Ndryshe nga ditët e tjera, në këtë të mërkure me shi, drejtuesit e mjeteve u panë më të lirë në qarkullim, ndërsa policët me pak në rruget e kryeqytetit.
Postblloqet e uniformave blu ndalonin hera-heres ndonjë drejtues mjeti për ta pyetur nëse kishte leje për të lëvizur me makinë.
Në disa rrugë të kryeqytetit polica rrugore ndërhynte për të shpërndarë trafikun. Të shumtë ishin edhe qytetarët të cilët nxitonin për të bërë blerjet e ushqimeve para afatit të mbylljes së levizjes dhe njësive tregtare gjithashtu./abcnews.al