Trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria, 18 të arrestuar

schedule17:08 - 23 Korrik, 2019

schedule 17:08 - 23 Korrik, 2019

35 të dyshuar, 17 të arrestuar, 1500 kg mariuana të sekuestruara, më shumë se 100 kg hashash dhe 2 kg kokainë. Ky është bilanci i operacionit të quajtur “Outlet” nga policia italiane në Bolonja, Itali.

17 të arrestuarit, shqiptarë, italianë dhe marokenë, ishin të gjithë rezidentë në Bolonja.

Mariuana në sasi të konsiderueshme mbërrinte në brigjet e Puglias nga Shqipëria dhe transportohej me gomone.

Trafikantët blinin me shumicë mariuanën në Shqipëri me një çmim rreth 800 euro kg dhe e shisnin më pas në Itali me 2000 deri në 2500 euro kg duke përfituar kështu shuma të konsiderueshme.

Me mbërritjen në Bolonja droga shpërndahej për shqiptarët dhe marokenët. Arrestimi i njërit prej tyre përpara disa kohësh, bëri që autoritetet italiane të nisnin hetimin duke arritur zbulimin e gjithë grupit të trafikantëve.

Nuk bëhen me dije ende identitetet e të arrestuarve dhe detaje të tjera por mësohet se policia italiane ka njoftuar se hetimi nuk është mbyllur ende dhe se po punohet për të zbuluar të gjithë aktivitetin që zhvillohej në trafikun e drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!