Në këto ditë të nxehta korriku një tjetër problem është trafiku i rënduar në disa akse kryesore në vend. “ABC” pasditen e sotme sjell pamjet e aksit nga Rinasi në Fushë Krujë ku radha e makinave është kilometrike.
Prej orës 17:00 trafiku ka qenë mjaft i rënduar. Në një pjesë të akseve kombëtare në situatën e rënduar të trafikut ka ndikuar edhe sezoni turistik, por për një pjesë problemi është në cdo stinë të vitit./ Abcnews.al

