Sherr dhe fyerje në Kuvend, rezolutë kundër Dick Marty-it. Politikanët nuk “zbuten” as para fëmijëve, Rama batuta me Berishën dhe Bashën

schedule12:52 - 21 Korrik, 2022

schedule 12:52 - 21 Korrik, 2022

Kuvendi diskuton sot projektrezolutën “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.”

Më 18 korrik PS deponoi në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për një “Rezolutë” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh.

Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciuar deputetët e PS-së  Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koci, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Ilir Pendavinji e Arben Pëllumbi thuhet se PS beson se do të ketë  “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë” dhe se me këtë projekt rezolutë synohet në vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

Ndërsa në tekstin e projekt rezolutës që pritet t’i propozohet ligjvënëseve shqiptarë thuhet se hetimet e thelluara rreth pohimeve të Dick Martyt për trafikim organesh mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara prandaj theksohet se të tilla duhet të konsiderohen edhe nga ndërkombëtarët.

Në rendin e ditës gjithashtu është parashikuar interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisti, Mirela Kumbaro kërkuar nga dy deputetët demokratë, Jorida Tabaku dhe Agron Shehaj.

Në Kuvend do të prezantohet raporti vjetori i veprimtarisë së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2021 dhe do të diskutohen çëshgtje të tjera të rendit të ditës.

Zhvillimet më të fundit nga Kuvendi mund t’i ndiqni më poshtë:

13:16- “Unë në ’98 me Thaçin,” Berisha-Ramës: PD kërkonte një komb një qëndrim, ti merreshe me afera të zeza

Kreu i Partisë Demokratike, nga Foltorja e Kuvendit, ku po diskutohet projekt-rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, i ka kujtuar edhe një herë kryeministrit Edi Rama se kur ai shiste ikona të vjedhura në Paris, PD  “dilte në ballë të luftës e kërkonte një qëndrim një komb.”

Sali Berisha tregoi nga celulari i tij një foto nga mitingu i vitit 1998 kur bëhej thirrja për “një qëndrim, një komb” si dhe një video gjatë së cilës shfaqej ai bashkë me Thaçin e Krasniqin në Selinë Blu.

Kurse, nga ana tjetër rivali i tij politik, sipas Berishës, “merrej me afera të zeza.”

“Qëndrimi anti-shqiptar të kësaj pseudomazhorance ndaj rezolutën për dënimin e genocidit serb në Kosovë. Vasalitet i Ramës ndaj Vuçiçit.

Një vasal, një argat pa moral, pa nder nuk stepet para gjakut të tyre, por me urdhrin e padronit nuk e pranon Infanticid. Ato janë jetë fëmijësh të marra të gjitha vetëm se ishin të etnisë shqiptare…Nuk mund të mbulohet ky qëndrim çnjerëzor para të gjithash e më pas anti-kombëtar.

Çështja e Dick Marty, një mashtrues del këtu e përpiqet të bëhet patriot me këtë rezolutë. U kujtoj shqiptarëve se në shtator 2011, në sallën më prestigjoze të planetit, atë të OKB ka denoncuar raportin e Dick Marty-t. Ato që shkurhen në raport janë shpifje, citoj fjalën time.

Nuk i marr të gjithë socialistët, njoh kontributin e disave prej tyre, por nuk harrohet kur shefat e kësaj partie thoshin që do vijnë Rambot e Amerikës të shpëtojnë Kosovën. Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, në Kosovë derdhej gjaku i të rinjve. Nuk është e vërtetë që është votuar në KE. Është votuar rezoluta, në të cilën nuk ka asnjë fjalë, as për organe, as për Shtëpinë e Verdhë… Unë këtë rezolutë e mbështes, por ata vetë duhet ta hidhnin Martyn në gjykatë, padi civile për shpifje. Dy fjalë kam këtu për zotëritë lidhur me qëndrimin e PD-së,” tha Berisha. 

12:58- Mediu jep alarmin në Kuvend: Shqiptarë behuni bashkë! Agjenturat serbe dhe ruse po punojnë kundër nesh, çfarë po ndodh në Ballkan

Kreu i PR-së Fatmir Mediu nuk është përfshirë nga debatet e ditës në Kuvend mes opozitës dhe maxhorancës, por gjatë fjalës së tij ka kërkuar nga shqiptarët që të bëhen bashkë dhe të jenë gati kundër tentativave të Rusisë dhe Serbisë për të krijuar një realitet të ri në Ballkan, në kurriz të bashkëkombasve tanë.

Mediu tha se të paktën sot, në rezolutën kundër raportit të Dick Marty-it, i cili është përdorur si provë për të çuar në gjykatën e Hagës drejtuesit e UÇK-së, deputetët të ishin bashkë dhe jo të ndaheshin me deklarata boshe dhe duartrokitje me qëllimin për të treguar se kush ishte më i miri.

Kam shpresuar dhe akoma shpresoj që njëherë të vetme në këtë Parlament të dimë të ndajmë me njeri-tjetrin se kush janë vijat e kuqe në sjelljes sonë parlamentare dhe vija jonë e kuqe është interesi kombëtar. Njoh kolegë deputetë të opozotës dhe maxhorancës që kanë kontribuuar gjatë luftës së Kosovës dhe nuk u vjen mirë aspak mirë që sot, në vend të diskutojmë se si mund të angazhohemi për Kosovën diskutojmë se kush është më i miri dhe ndahemi me duartroikutje që nuk kanë asnjë lloj vlere”, tha Mediu.

Ai përmendi edhe faktin se rusët dhe serbët po tentojnë të destabilizojnë Ballkanin duke rritur tensionet thuajse në të gjitha shtete dhe qëllimi është rindarja e “letrave” në këtë rajon, ndërkohë që risolli në vëmendje edhe një takim me bashkëshorten e Rexhep Selimajt, Shqipe Selimajn, raporton abcnews.al.

Para disa ditësh isha me Shqipe Selimajn, bashkëshorten e Rexhep Selimajt dhe thash çfarë kërkon nga ne dhe ajo më tha: Të jeni të gjithë bashkë në krah të Kosovës në NATO dhe kudo, të na e lehtësoni sadopak dhimbjen. Ajo që po ndodh me Kosovën nuk është një vendim gjykate, por një skenar i mirëfilltë i Serbisë dhe Rusisë duke përdorur një kukull si Dick Marty për të zhbërë luftën e Kosovës duke zhbërë ndërhyrjet e aleatëve tanë me qëllim që kriminelët t’i shfaqin si viktima dhe viktimat si kriminelë. Kanë arritur tani që të çojnë në gjykatë drejtuesit e luftës së Kosovës”, tha ai.

Rusia ka qëllim që të destabilizoojë Ballkanin tha Mediu duke përmendur edhe qendrën e tyre të inteligjencës në Nish të Serbisë.

Ne duhet të jemi të përgatiutur se si do të ndeshemi me këtë dhe të jemi bashkë jo të ndarë. Prezenca në Nish e qendrës së zbulimit të inteligjencës ruse nuk është e rastësishme. Po ashtu armatosja e Serbisë, problemet në Mal të Si dhe Bosnje. Tensioni i përgjithshëm janë tendenca për të krijuar një realitet të ri në Ballkan. Në shënjestër nuk është vetëm Kosova, por të githë shqiptarët. Raporti i Dick Martyt ka përfshirë jo vetëm Kosovën, por edhe ne”, tha Mediu.

12:52- “Foltorja dhe gojorja”, Alibeaj i përgjigjet Ramës: Gjuha e shthurur nuk habit më askënd

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj i është përgjur kryeministrrit Edi Rama për gjuhën e përdorur në Kuvend.

Alibeaj shkruan në një postim në Twitter se gjuha e Ramës nuk habit më askënd, teksa dënoi edhe faktin se kryeministri nuk u shpreh për gjenocidin serb në Kosovë.

Reagimi i plotë:

Kryeministri që paska veshur sot kostumin e nacionalizmit nuk gjeti dot asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë. Përgjërohet sot për Kosovën, që është sot e pavarur falë SHBA-ve dhe aleatëve, ndërsa vetëm 4 ditë më parë shpaloste teoritë e sovranitetit.

Sa për gjuhën e shthurur kjo nuk habit më askënd. Veç ngjall neveri tek ata që janë dhe sillen ndryshe dhe nostalgji tek ata që janë në formë dhe përmbajtje të ngjashëm. Ndërkohë asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë!

12:50- “Sot është dita e UÇK-së,” Idrizi në Kuvend: Të ulim heshtat ndaj njëri-tjetri, të votojmë rezolutën kundër “Marty-t”

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në seancën e sotme plenare ku diskutohet për projekt-rezolutën kundër raportit të Dick Marty, ka rilezuar një fjalim të tijin që ka mbajtur në vitin 2012 në Këshillin e Evropës. Aso kohe ai tregon se votoi kundër raportit të Dick Marty-t dhe shton se koha i dha të drejtë.

Ai u bëri thirrje ligjvënësve në sallë që t’i lënë pas diferencat mes tre dhe të bëhen bashkë për t’i kthyer siç tha ai, nderin Parlamentit pas vitesh.

“Ky ishte fjalimi im më 25 janar 2012 në KE, kur diskutohej raporti i Dick Marty. Unë e votova kundër dhe koha më dha të drejtë. Jam i bindur se isha më i pavaruar dhe më i lirë. Rezoluta e sotme, nuk e di sa do të ndikojë kjo e sotmja, për të revizionuar qëndrimin e KE. Por, pa asnjë mëdyshje është akti i duhur për të vënë në vend dinjitetin e këtij parlamenti. Ta bëjmë sot aatë që s’e bëmë dot 9 vite më parë. Sot Hashim Thaçi, Krasniqi e Veseli ndodhen të akuzuar në Hagë, kjo është arsyeja që unë ju ftoj sot që pas 9 vitesh të votojmë pro kësaj rezolute kundër Raportit të Dick Marty, për t’i kthyer nderin këtij Parlamenti. Sot është dita që t’i ulim heshtat kundër njëri-tjetrit. Sot është dita e UÇK.”

12:32- “Mirë që jam grua, se po të isha burrë…”, Grida Duma-Ramës: Për të bërë lajm erdhe këtu?

Deputetja demokrate Grida Duma është përplasur me kryeministrin Edi Rama për gjuhën e përdorur nga ky i fundit në Kuvend.

Duma: Po mirë, erdhe këtu dhe bëre lajm, me instiktin e kafshës dhe tribunë, me foltore dhe …

Erdhe këtu dhe bëre lajm. Për çfarë erdhe? Për të bërë këtë lajmin? Është një nga ato momentet që them sa mirë që më ka bërë Zoti grua që ky të jetë ky, se po të isha burrë nuk do i përgjigjesha në mënyrë aq të fisme pikë, pikë, pikave të këtij..

Nuk gaboj se më pëlqejnë metaforat. Nuk më pengon formimi të them se kush e ka aparatin tretës në tru, mund të përdorë edhe gojën për jashtëqitje.

Ti thua të votojmë këtë “si çeço”, kur të kemi sjellë një rezolutë edhe më të gjerë se kaq.

Në fakt, ju e votuat “si çeço” Srebrenicën se dikush nëpër botë ua vuri në dukje që ishit kundër.

Nuk bëjmë ne thika aps shpine. Kush është thikë pas shpine më e madhe se të kesh këtë bilanc tregtar me Serbinë.

Kush i bën thikat pas shpine kur t’i shfaqesh duke buzëqeshur me Vuçiçin dhe lë në imazh të trishtuar Albin Kurtin.

12:27 – Iu mbyll mikrofoni në Kuvend, Basha i përgjigjet Ramës në Twitter: Kjo që gjoja ka hallin e Thaçit

Lulzim Bashës iu mbyll mikrofoni në Kuvend ndërsa ishte duke folur për Kosovën. Në mungesë të fjalës së tij ai i është përgjigjur kryeministrit Rama përmes një postimi në Tëitter.

Rama e akuzoi ish-kreun e PD-së se nuk e përmendi Hashim Thaçin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në Kuvend, ndërsa Basha i është përgjigjur me një citim nga Thaçi.

Bisha: Kjo që gjoja ka hallin e Thaçit, e ka pasur të dëgjojë dhe të mbështesë promovimin e Novi Sadit. Mjafton ky citim i Thaçit për të gjetur hallin e tij.

“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës. Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal” Hashim Thaçi 18 dhjetor 2019.

12:23 – VIDEO/ “Pse ia dhe minutat e tua Berishës?”, debat mes Alibeajt dhe Alizotit pas kuintave në Kuvend

Debatet mes deputetëve gjatë seancës së sotme në Kuvend nuk kanë qenë vetëm mes kampeve kundërshtare, por edhe brenda opozitës. Ndërkohë që Nikolla nuk i dha fjalën Berishës për t’iu përgjigjur akuzave të Ramës, ishte Tomor Alizoti ai që sakrifkoi minutat e tij për liderin e demokratëve.

Por, siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj për abcnews.al, kjo nuk i ka pëlqyer Alibeajt duke bërë që t’i kërkonte llogari Alizotit për veprimin.

Ata kanë shkëmbyer disa sekonda fjalë me njeri-tjetrin, ku siç duket nga videoja raporti duket i tensionuar.

12:16 – Berisha i referohet Nanos: Kur luftohej në Kosovë, Rama shiste ikona të vjedhura në Paris

Pas përplasjes për foltoren, kreu i PD Sali Berisha mori fjalën në Kuvend dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se është vasal i Aleksandër Vuçciçit.

Berisha: Kur djemtë e Kosovës flijonin jetën dhe derdhin gjakun, parafolësi i dekonfiguruar dhe i shndërruar në pacient të pamjekuar, shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë.

Sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit dua t’ju them sot të vërtetën. Pas kësaj qëndron një trinom. Kremlin, Beograd,Tiranë. Ky e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimit të kufijve në Ballkan. I sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin.

Edi Rama pra, futi udhëheqjen politke të Kosovës në një spiral që ndikoi në arrestimin e tyre. Do diskutoj më vonë për të vërtetat  e raportit të Dick Marty, të hetimeve. Por ky që do të bëhet tani patriot. Ndërmori fushatën e asgjësimit të Gjykatës Ndërkombëtare. Po përpiqeshinn të fshihnin fajësitë që nuk ekzistonin.

Është thjehst një vassal i Vuçiçit. E di që në çdo samit është i damkosur si argat i tij, jo për Kosovën, por për planet e Vuçiçit, përpiqet në çdo samit t’i bëjë retushin.

Aspekti tjetër është 7 korriku. Kurrë se kemi parë të shpërfytyruar siç doli kësaj here. Qëndrimi ynë është ai që ka qenë gjithmonë.

12:11 – “O i pafytyrë!”, tensione në Kuvend, Berisha shkon drejt Ramës, garda e rrethon

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme në lidhje me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën, ku Rama radhiti një mori akuzash ndaj demokratëve dhe sidomos Berishës.

Kjo nxehu situatën në sallë, ku pas një ndërprerjeje të vogël për shkak të pranisë së disa fëmijëve aty, seanca rinisi me tone të ashpra, ku një moment Berisha kërkon fjalën dhe i drejtohet Ramës me fjalë të rënda.

“O i pafytyrë”, dëgjohet t’i thotë Berisha-Ramës teksa shkon drejt tij, ndërkohë që ndërhyn garda.

Çfarë tha Rama më herët për Berishën:

Kryeministri Rama e ka quajtur opozitën “një tufë varkash druri” që kur shkon në Kuvend i duket  sikur po përballet me një anije. Teksa i kujtoi “non gratën” ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama i paralajmëroi se shumë shpejt do harrojnë edhe Adriatikun (Evropën.)

Rama: Partia Demokratike që tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me një anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruar disa, do harroni edhe Gibraltarin, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Mbajeni mend se mua më dalin fjalët. Çfarë dinjiteti keni ju? Sa herë ju duhet t’ia ngulni thikën Kosovës dhe me thikën tuaj e  keni përcjellë presidentin në detyrë të Kosovës për në Hagë, historia tregon që ju e furnizuat Millosheviçin jo PS. Historia nuk ikën kurrë, del përpara. Mblidhet dhe të del përpara, je i padëshirueshëm, “Non grata”, ik tani. Vjen historia thotë prit o vëlla se je i fortë por historia është më e fortë se ty.

Rama: Kjo nuk është një rezolutë e zakonshme. Është fillimi i një rruge që do shkojë në Straburg, synon të lëvizë Këshillin e Evropës, j të lëvizë ujërat e ndenjur të kënetës së Shqupit. Po kujt t’i flasësh? Këta nuk kanë Atdhe. Nuk kanë as din dhe as iman. Kur marrin mikrofonat tjetërsohen. Thonë kështu e ka politika, ngulja thikën kujt të mundesh, ku të mundesh sa të mundesh madje po e hëngri dhe vendi yt s’ka problem. Kështu i ka mësuar baca nga i cili kujtojnë se janë ndarë. Tani i ka ndarë Amerika se janë ca që nuk pyesin për Amerikën, janë ca që mendojnë se mos i ndodh gjë Amerikës së po e mbështesin. Po të shikosh historikun e rezolutave është ajo që ju thashë, sa herë kanë një problem me vrap të zhvarrosin kockat deri në Srebrenicë  dhe pastaj hyjnë në garë se kush kap dhe kush bluan më shumë kocka nga ato të Srebrenicës këtu në Parlament. Barbarë. Barbarë firmato të gjithë. Ju kujtohet Kosova këtu dhe kujtohen t’i bien Millosheviçit në botën tjetër sa herë bota reale ju lëviz nën këmbë.

11:56 – “Keni xhaxhi Lulin aty, dil të të shohin…ja erdhi edhe gogoli…”, Rama batuta me fëmijët në Kuvend pasi ndërpreu fjalën

Kryeministri Edi Rama ndërpreu fjalën sapo në e Kuvendit kanë hyrë disa fëmijë për të parë punimet e seancës plenare.

“Çfarë janë ata kalamaj? Në qoftë se ata janë fëmijë, atëherë ne kemi detyrën të respektojmë ata. Unë personalisht do të ndaloj tani fjalën sepse hynë disa fëmijë atje dhe është mirë të respektohen ata fëmijët. Fëmijë i pashë, por thashë se mos për shembull kanë hyrë gabimisht. Nëse kanë ardhur për të na ndjekur ne, ne duhet të ndjekim ata. Po e ndërpres këtu dhe do ta vazhdoj kur të dalin fëmijët”, u shpreh Rama.

Por pasi u ul në karrigen e tij, kreu i qeverisë nuk i la batutat duke i prezatuar fëmijëve disa deputetë të opozitës si edhe ish-kryetarin Lulzim Basha.

“S’mund të vazhdojë seanca se fëmijët kanë ardhur të dëgjojnë disa baballarë dhe nëna të përgjegjshëm. Xhaxhi Fatmiri po flet, është ai atje në fund. Dil të të shohin. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’jua tregoj se kush është”, u shpreh Rama. /abcnews.al

11:53- Nikolla nuk i jep fjalën, Berisha nuk e lëshon foltoren dhe flet me mikrofonin e mbyllur

Ish- kryeministri Sali Berisha ka tentuar të marrë fjalën në Kuvend, por nuk është lejuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Megjithatë, ai ka refuzuar të ulët në vendin e tij dhe ka mbajtur për pak minuta foltoren.

Ndërkohë, Nikolla i ka kërkuar atij të largohet, pasi i kishte thënë fjalën kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu

11:48- “Jeni një tufë varkash druri”, Rama i parashikon fatin PD: Do harroni dhe Adriatikun, mua më dalin fjalët

Kryeministri Rama e ka quajtur opozitën “një tufë varkash druri” që kur shkon në Kuvend i duket  sikur po përballet me një anije. Teksa i kujtoi “non gratën” ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama i paralajmëroi se shumë shpejt do harrojnë edhe Adriatikun (Evropën.)

@abcnews_al

Rama-Berishës: Mbaroi historia jote, i padëshirueshëm, non grata. Ik tashi..

♬ original sound – Abc News Albania

Rama: Partia Demokratike që tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me një anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruar disa, do harroni edhe Gibraltarin, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Mbajeni mend se mua më dalin fjalët. Çfarë dinjiteti keni ju? Sa herë ju duhet t’ia ngulni thikën Kosovës dhe me thikën tuaj e  keni përcjellë presidentin në detyrë të Kosovës për në Hagë, historia tregon që ju e furnizuat Millosheviçin jo PS. Historia nuk ikën kurrë, del përpara. Mblidhet dhe të del përpara, je i padëshirueshëm, “Non grata”, ik tani. Vjen historia thotë prit o vëlla se je i fortë por historia është më e fortë se ty.

11:35-Fëmijët në llozhë, Berisha hyn në sallë, Rama: Ja erdhi gogoli të trembë kalamajtë

Një grup fëmijësh në Kuvend kanë ndërprerë debatet e zjarrta politike mes Ramës dhe opozitës, por jo qesënditë e ndërsjellta të tyre. Ndërkohë që Rama ndërpreu fjalën duke thënë se në sallë ishin fëmijët, Basha kërkon fjalën për procedurë nga Nikolla. Kjo ka shkaktuar reagimin e Ramës duke thënë “shih budallai, unë them presim se janë fëmijët, ky do fjalën”.

Pak sekonda më vonë në sallë futet Berisha, dhe Rama sërish nuk mund ta kalonte këtë pa një batutë.

“Ja erdhi gogoli në Kuvend ta shohin fëmijët”, tha kryeministri pa mikrofon duke shkaktuar reagimin e demokratëve.

11:31- VIDEO/ “Çohu merr fjalën”, Basha ulet pas Alibeajt dhe i jep udhëzime në “përballjen” me Nikollën

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, ku ka mbajtur edhe fjalën e tij në lidhje me rezolutën e paraqitur nga PS kundër raportit të Dick Marty.

Por ajo që ra në sy, ishte një episod i Bashës me Enkelejd Alibeajn.

@abcnews_al

“Çohu merr fjalën”, Basha ulet pas Alibeajt dhe i jep udhëzime në “përballjen” me Nikollën

♬ original sound – Abc News Albania

Ish-kryedemokrati ishte ulur pas kryetarit të grupit parlamentar dhe në një moment shihet teksa i jep udhëzime.

Ndërkohë, menjëherë pas debatit me kryetaren e Kuvendit, Alibeaj foli me Bashën dhe kërkoi fjalën për procedurë. /

11:24- Fëmijët “shuajnë” zjarrin në Kuvend, Rama ndërpret fjalimin

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalimin e tij kundër PD-së dhe pro rezolutës që rrëzon raportin e Dick Marty-it teksa në Kuvend u futën disa fëmijë me qëllim ndjekjen e punimeve të seancës plenare.

Fillimisht Rama çuditet nga prezenca e fëmijëve duke u kthyer pas me qëllim që të pyestë Nikollën se për çfarë bëhej fjalë. “Çfarë janë këta..?”, tha Rama ndërsa pas marrjes së shpjegimeve nga Nikolla tha se mqs kishim të bënim me fëmijë, ateherë deputetët duhej t’i respektonin ata.

“Po e ndalej fjalën tani se erdhën ca fëmijë atje..”, tha Rama duke u ulur në vendin e tij.

11:19- “I ka mësuar Baca”, Ramës s’i del inati me opozitën: Barbarë firmato, sa herë keni probleme zhvarrosni kockat e Srebrenicës

Kryeministrit Rama i është përgjigjur sërish me tone të ashpra opozitës nga Foltorja e Kuvendit lidhur me genocidin e Srebrenicës. Ai thekson se kjo nuk është një rezolutë e zakonshme, por është fillimi i një rruge që do shkojë në Strasburg. Teksa i quan anëtarët e opozitës “barbarë firmato”, Rama shprehet se kështu i ka mësuar “baca” duke ju referuar Sali Berisha.

Rama: Kjo nuk është një rezolutë e zakonshme. Është fillimi i një rruge që do shkojë në Straburg, synon të lëvizë Këshillin e Evropës, j të lëvizë ujërat e ndenjur të kënetës së Shqupit. Po kujt t’i flasësh? Këta nuk kanë Atdhe. Nuk kanë as din dhe as iman. Kur marrin mikrofonat tjetërsohen. Thonë kështu e ka politika, ngulja thikën kujt të mundesh, ku të mundesh sa të mundesh madje po e hëngri dhe vendi yt s’ka problem. Kështu i ka mësuar baca nga i cili kujtojnë se janë ndarë. Tani i ka ndarë Amerika se janë ca që nuk pyesin për Amerikën, janë ca që mendojnë se mos i ndodh gjë Amerikës së po e mbështesin. Po të shikosh historikun e rezolutave është ajo që ju thashë, sa herë kanë një problem me vrap të zhvarrosin kockat deri në Srebrenicë  dhe pastaj hyjnë në garë se kush kap dhe kush bluan më shumë kocka nga ato të Srebrenicës këtu në Parlament. Barbarë. Barbarë firmato të gjithë. Ju kujtohet Kosova këtu dhe kujtohen t’i bien Millosheviçit në botën tjetër sa herë bota reale ju lëviz nën këmbë.

11:11- “E ka marrë malli se i kam munguar”, Rama i përgjigjet Bashës: E keni votuar raportin e Dick Marty-t

Kryeministri Rama mori sërish fjalën në Kuvend gjatë seancës së sotme parlamentare. Ai iu përgjigj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.

 Rama: A e dëgjuat? Ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Martyn, për UÇKm për akuzën e trafikut të qenieve njerëzor? Jo. Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua. Por pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar shumë këtë periudhë. Këtu nuk kemi ardhur të bëjë atë që këta (opozita) të gjithë këta, se nuk dallojnë, kanë bërë sa herë i është dashur ky parlament dhe Kosova si samar kur nuk kanë pasur çfarë t’i bëjnë gomarit. Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje të vërtetë reale. Nuk duhet t;ia vini re. dyshoj se do të ketë të tjerë që do ta përmendin dhe do të merren seriozisht me raportin e Dick Martyt. Këta e kanë votuar raportin e Martyt në ?Këshillin e Evropës. Historia e ka këtë të keqe, kur ti mendon se e ke marrë pas të vjen para.

11:10- Nikolla nuk i fal asnjë minutë Bashës, i fik mikrofonin teksa ishte duke folur për Kosovën

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka fikur mikrofonin Lulzim Bashës, pasi atij i mbaroi koha, teksa jepte argumentin e tij në lidhje me raportin e Dick Marty.

Basha:Të dashur bashkëqytetarë, sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion.

Nuk mund të ketë asgjë më të shenjtë se interesat e Kosovës sepse nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal pa dënuar gjenocidin serb.

Ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet, siç ka ndodhur edhe me reaportin e Dick Marty. Është e qartë që pas tij fshihen strukturat serbe. Hapi më i fundit, siç e ka publikuar edhe vetë ai, ishte eliminimi fizik i Dick Marty për të fshehur gjurmët dhe për të akuzuar shqiptarët.

Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë agresionit, gjenocidit, krimeve të njerëzimit që regjimi mi Millosheviçi po kryente në Kosovë. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin, luftën e drejtë të UÇK me masakrat e Millosheviçit,

Lufta e UÇK pati në krah NATO sepse ishte një luftë e drejtë, sepse ndaj tyre po kryhej spastrim etnik, gjenocid.

Ky parlament nuk mund të ketë asnjë ngurrim për të folur dhe për të votuar. Makineria e Millosheviçit ka kryer gjenocid në Kosovë.

Dënimi i gjenocidit ka qëllim pët t’i hapur rrugën të ardhmes që nuk mund të jetë e begatë pa dënuar luftën.

E shkuara rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet. Na takon ne të jemi zëri i atyre viktimave dhe zëri i Kosovës. Jemi krah përpjekjeve të Kosovës.

10:47- Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Balla: Nuk mund të vendosen paralele mes krimeve serbe dhe kauzës së UÇK

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka paraqitur para Kuvendit projekt rezolutën kundër raportit të Dick Marty, ku hidhen akuza për trafik organesh në Shqipëri dhe Kosovë gjatë luftës në këtë të fundit.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin legjitimitetit të luftës heroike çlirimtare të UÇK dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendoset kurrsesi paralele mes masakrave njerëzore përdhunimeve, krimeve të luftës, nga drejtues të makinerisë luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovës dhe integritetit dhe kauzës së drejtë të luftës së UÇK. Bazuar në parimin se çdo dyshim për kime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor.

Hetimet e thelluara nga task forca e BE dhe zyra e prokurorit të specializuar, pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty, për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre në Shqipëri apo Kosovë, të përfshira në rezolutë, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte edhe duhet të konsiderohen si të tilla nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Si rezultat kemi prezantuar para  Kuvendit këtë rezolutë.

Synimi është t’i kërkojmë asamblesë parlamentare të PE, te realizojë një raport vijues dhe për pasojë rishikim të rezolutës së vitit 2011, duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të organeve në Shqipëri dhe Kosovë.

Ripërsërisim thirrjen për të gjithë të interesuarit. Jam i bindur që kjo rezolutë do ketë mbështetjen e gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.

10:40 – “Foltorja dhe gojorja”, Rama me gjuhë të ashpër ndaj PD-së: Jeni thika në gjoksin e Kosovës

Kryeministri Rama ishte i ashpër ndaj PD-së në lidhje me qendrimet e tyre ndaj rezolutës kundër raportit të Dick Martyt si edhe ndaj rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë. Rama tha se Shqipëria nnuk mund të bëhet gazi i botës për shkak “të foltores dhe gojores” duke iu referuar hedhjes poshtë fillimisht të Rezolutës së propozuar nga demokratët.

Rezoluta për Srebrenicën u miratua në ditën e Srebrenicës jo në ditën e foltores dhe gojorës. Nuk keni çfarë ti beni gomarit dhe i bini samarit. Zanafilla e Dick Martzt është vota e PD në Këshillin e Europës kundrejt votës kundër të Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit”, tha Rama duke shtuar se PD i ka ngulur shumë thika Kosovës dhe Hashim Thaçit.

Thikat që i keni ngulur ju Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terrorist dhe marksiste leniniste deri në ditën e fundit duke ia ngulur thikën në gjoks Presidentittë Kosovcës janë të pafundme. Hajde thoni: Hashim Thaçi është mirë aty ku është? Ju jeni thika në gjoksin e Kosovës, kështu do të mbesni sepse jeni bishti i shtrëmbër”, tha Rama.

10:36 – Srebrenica përplas Ramën me opozitën: Jeni gati ta bëni lëmsh politikën kombëtare të Shqipërisë dhe t’i zhvarrosni viktimat nga e para

Genocidi i Srebrenicës ka përplasur kryeministrin Edi Rama me opozitën në Kuvend. Kryeministri në fjalën e tij drejtuar opozitës u shpreh se sa herë kjo e fundit kërkon të dalë nga ndonjë krizë fusin në mes viktimat e Kosovës. Me tone të ashpra ai tha se opozita është gati të zhvarrosë viktimat dhe t’i rivarrosë vetëm që të thotë se PS-ja nuk donte të njihte genocidn.

Rama: Është sa e thjeshtë aq edhe e neveritshme që për një arsye që u kujtuat për genocidin në Srebrenicë, kujtoheni për genocidin në Kosovë. Po të shikosh gjithë historinë e deklaratave shiko dhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh.

Mes asaj që quhet PD dhe tani nuk e di si quhet dhe ne që quhemi PS. Sa herë ka pasur një krizë që ju është dashur ta kapërceni keni futur në mes viktimat e Kosovës. Sa herë ju është dashur të nxirrni nga agjenda probleme të caktuara merrini shikojini. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. S’keni lidhje fare ju, ju jeni gati t’i rizhvarrosni dhe t’i rifusni nga e para në varrin masiv ata atje për t’i thënë kujt  të mundeni që socialistët nuk duan. Ju jeni gati ta bëni lëmsh edhe një herë nga e para politikën kombëtare të Shqipërisë për të ardhur këtu dhe të shisni këto dëngla. Cilin genocide doni të aprovojë Kuvendi? E keni harruar ju që ai shtet i lirë, Sovran e demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju, as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap. 

10:32- Alibeaj përplaset me Nikollën në Kuvend, deputeti: Shtyp butonin ti atë bëj. Kryetarja: Shiko punën!

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Teksa Alibeaj i tregon Nikollës që të shtypë butonin nëse nuk i përmbahet procedurës, kryetara e Kuvendit i përgjigjet me tone të larta që të shikojë punën e tij, pasi nikolla di ta bëjë punën e saj.

Pjesë nga debati: 

Nikolla: Referojuni vetëm procedurës Alibeaj.

Alibeaj: Aty e ke butonin, sa herë që të flas shtype kur të duash.

Nikolla.: Shiko punën tënde se punën time e bëj mirë.

Alibeaj: Po pra, shtyp butonin ti atë bëj, me dorën e atij që ke aty poshtë.  Të drejtën time për të paraqitur amendamente nuk ma jep as ti as ky është që është këtu poshtë, ma jep rregullorja e Kuvendit. Keni paraqitur një projekt rezolutë jashtë rregullave, dakord. Ama unë kam të drejtë të paraqes amendamente. Kam kërkuar që në atë projektrezolutë, që ne mbështetëm të parashikohet edhe një gjë e thjeshtë,që ky Kuvend të njohë genocidin serb në Kosovë.

10:31- “Sapo gënjeve”, Alibeaj akuzon Nikollën, kryetarja e Kuvendit: Tërhiqeni fjalën mbrapsht

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate mes kryetarit të Grupit Parlamentar Demokrat, Enkelejd Alibeaj dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ai e ka akuzuar Nikollën se po gënjen, në lidhje me projekt rezolutën e paraqitur nga ai dhe Tritan Shehu për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, ndërsa Nikolla i kërkoi ta tërhiqte fjalën.

Alibeaj: Sot arrite në një pikë tjetër, Sapo gënjeve. Ka një projekt rezolutë të paraqitur nga unë në 27 maj, ka një tjetër nga disa kolegë, që ngjajnë si dy pika uji. Dhe me gjithë divergjencat që mund të kem unë me zotin shehu, e kemi gjetur gjuhën. Një project rezolutë është ajo. Duhet të ishte futurenë seancë në 27 qershor. Po bëheni ju shkak për të krijuar një ndarje artificiale me Kosovën. Ke detyrim ligjor që një projek rezolutë, jo vetëm ta kalosh në konferencë, por ta sjellësh në seancë, që të gjithë të shprehin mendimin e tyre mbi gjenocidin serb në Kosovë. Nuk i shmangeni dot.

Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim tani.

Nikolla: Tërhiqeni fjalën mbrapsht gënjen sepse e thatë dhe ju që janë dy project rezoluta. Këto dy projekt rezoluta do kalojnë në komisionin e jashtëm, ku nuk ëhstë arritur konensus.

Rendi i ditës: 

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!