Prej disa orësh në aksin Fushë Krujë-Thumanë ka trafik të rënduar.
Situata është përkeqësuar gjatë orëve të mbasdites. Radhët e automjeteve janë kilometrike.
Gazetari i “ABC News” Ahmet Zani i cili ka ndjekur situatën në rrugë raporton se shkaku kryesor është ngarkesa në qarkullim.
Policia ka dalë në terren në disa pika, por e ka të pamundur të menaxhoje situatën.
Trafiku është krijuar nga fluksi i pushuesve dhe emigrantëve që kanë ardhur në Shqipëri për sezonin e verës.
Shumë drejtues të nervozuar nga pritja thyejnë rregullat e qarkullimit, duke dalë nga vargu e duke sjellë përkeqësim të situatës. Ata thonë për ABC News se kanë disa orë që presin në radhë./ABC News Albania 24/7