Superstrada nga Fushë Kruja në Thumanë është bërë e pakalueshme.
Prej ditësh trafiku në këtë rrugë është i rënduar por ditën e sotme siç raporton gazetari i ABC News Ahmet Zani në një gjatësi prej dy km rruga është bllokuar në dy korsitë e saj.
Makinat presin në radhë prej orëve të para të mëngjesit.
Fluksi është i madh dhe duket sikur ky është dhe shkaku i kësaj situate të rënduar që nuk po i jep dot zgjidhje as policia dhe askush tjetër./ABC News Albania 24/7