Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafik emigrantësh të paligjshëm, dy të arrestuar në Kukës

schedule13:41 - 12 Nëntor, 2021

schedule 13:41 - 12 Nëntor, 2021

Policia e Kukësit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të cilët akuzohen për dhënie ndihmë emigrantëve të paligjshëm.

Sipas uniformave blu gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”,  me drejtues shtetasin K. C., i cili nuk i është bindur urdhrit të tyre, por është larguar duke braktisur automjetin, në afërsi të të cilit u konstatuan disa emigrantë të paligjshëm.

Ndërkaq arrestimi i tij është bërë nga Forcat “Shqiponja” janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij në tentativë për t’u larguar në drejtim të Tiranës, me një automjet tip” Benz”.

“Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. 

Njëri nga të arrestuarit nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar mjetin.

Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë vijuar kontrollet për këtë qëllim. Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”,  me drejtues shtetasin K. C., i cili nuk i është bindur urdhrit të tyre, por është larguar duke braktisur automjetin, në afërsi të të cilit u konstatuan disa emigrantë të paligjshëm.

Forcat “Shqiponja” janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij në tentativë për t’u larguar në drejtim të Tiranës, me një automjet tip” Benz”, me drejtues shtetasin  L. A.    

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi K. C. do t’i ndihmonte emigrantët e paligjshëm që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit, ndërsa shtetasi L. A. dyshohet se kishte rolin e shoqëruesit, me automjetin e tij. 

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit K. C., 28 vjeç, banues në Krujë dhe L. A., 25 vjeç, banues në Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!