Trafik droge me vlerë 6 milionë euro, flet shqiptari në Greqi: I dija cigare, më duheshin paratë

schedule20:17 - 26 Tetor, 2020

schedule 20:17 - 26 Tetor, 2020

U arrestuan në përpjekje për të kontrabanduar drogë me vlerë 6 milion euro. Një nga të arrestuarit mohon çdo përfshirje në trafik.

“Mendova se po kontrabandonim cigare. E bëra sepse më duheshin paratë për një të afërmin tim që ka probleme shëndetësore ”. 

Në deponimin për hetuesin, një nga të arrestuarit që u gjet nga Rojet Bregdetare të transportonte drogë me vlerë 6.000.000 euro nga Greqia në Turqi dy javë më parë, ka deklaruar se ai nuk e dinte se transportonte drogë.

Mediat greke kanë zbuluar më tepër detaje në lidhje me deklaratat njërit prej të pandehurve, i arrestuar dy javë më parë në një anije në të cilën u kap lëndë narkotike.

“Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft e frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës,” tha një nga të akuzuarit.

Si u zhvillua ngjarja?

Në mëngjesin e 8 tetorit, një anije patrullimi e Gythio lokalizoi një skaf me tre pasagjerë që mbante një ngarkesë të mbuluar dhe lëvizte me shpejtësi të lartë.

Anija e Marinës Greke u përpoq të ndalonte mjetin por piloti i skafit shtoi shpejtësinë dhe shmangu bllokimin.

Të gjithë autoritetet u vunë me njëherë në lëvizje për të gjetur skafin e dyshimtë. Oficerët e portit konsideruan që nga fillimi se mjeti lundrues kishte gjasa se po transportonte drogë ose cigare kontrabandë.

Më në fund, mjeti u gjet disa ditë më parë, gjysmë i zhytur, ndërsa prokurorët që vlerësuan provat dyshojnë se  autorët ose e kanë lënë drogën diku, ose e kanë transportuar në ndonjë mënyrë tjetër.

Në një varkë gjysmë të zhytur siç mund ta shihni në fotot e publikuara nga protothema.gr, kishte kuti me karburant.

Gjatë hetimeve që pasuan, oficerët e Prokurorisë dhe Kontrabandës së Drogës, në bashkëpunim me zyrtarët e autoriteteve të saj lokale, arritën të gjenin drogën në një plazh të izoluar dhe shkëmbor e cila kishte një sasi prej 20 çanta dhe tetë pako që tejkalonin peshën e një ton.

Autorët ishin përpjekur ta fshihnin drogën në plazhin e largët ndërkohë që u pikas nga një anije e Rojës Bregdetare e cila më pas u afrua dhe ushtroi kontroll.

Oficerët dhe Prokurorët e Kontrabandës së Drogës pas hetimeve ia dolën më në fund të identifikonin  një prej tre pasagjerëve të skafit.

Deklaratat e avokatit

“Klienti im A. V. me origjinë shqiptare është vetëm 26 vjeç, ai pranon vetëm akuzën e hyrjes ilegale në vend dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje në mbajtjen dhe transportimin e drogës. “Ai mendoi se varka po kontrabandonte cigare nga Shqipëria dhe sapo e kuptoi se ishte drogë, ai u përplas me kapitenin dhe së bashku me të akuzuarin e tretë ata u larguan menjëherë të frikësuar derisa u arrestuan “, tha ai.

“Ai është i pafajshëm dhe nuk do të pranonte kurrë ndonjë bashkëpunim në një krim kaq të rëndë dhe të pamoralshëm. Ai është një fëmijë i varfër dhe ka probleme serioze shëndetësore me një të afërm të ngushtë dhe ai pranoi të kryente kontrabandën e cigareve për të paguar kujdesin mjekësor”, deklaruan avokatët.

n.d./abcnews.al