Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Trafik droge drejt Greqisë, 110 vite burg për “Veshon”, “Qukapikun” dhe “Pinokun” (LISTA)

schedule12:30 - 11 Nëntor, 2021

schedule 12:30 - 11 Nëntor, 2021

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 110.2 vite burg 15 të akuzuarit për operacionin “Limit” ku u godit rrjeti i trafikut të drogës nga Shqipëria për në Greqi dy vite më parë.

VENDIMI I GJYKATES

Sokol Mesini      10 vite  burg



Andrea Caca       9.4 vite

Besjan Zeneli      8 vite

Bilbil Shqalsi        8 vite

Eljon Jaho            8 vite

Emiljano Kalemi 8 vite

Enkeledi Sadiku   8 vite

Kristo Çobaj        8 vite

Aleksandër Pepi 8 vite

Festim Çorbaxhi 8 vite

Hysni Sadiku       6 vite

Bektash Zeneli   6 vite

Gjergji Muke     3.4 vite

Romeo Tare      3.4 vite

Rexhep Pipek  8 vite

Si u godit grupi?

Sipas prokurorisë Aleksandër Pepi alias Bani i njohur me pseudonimin “Veshua” ishte njëri nga organizatorët e trafikut. Të dënuarit përdornin disa pseudonime si “Qukapiku”, “Pinoku”, “Budallai”, etj për të komunikuar me mesazhe të koduara.

Operacioni i koduar “Limit” u krye nga Prokuroria për Krime të Rënda në shtator të 2019 në bashkëpunim me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke. Për të njëjtin aktivitet kriminal në dhjetor të 2018 në Selanik janë arrestuar 31 persona./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!