Kryeprokurori i Finlandës, Hans: Një nga rrugët nga Holanda për në Finlandë me kamionë me targa polake dhe shofer polak. Është shumë e zakonshme, amfetamina ka konsum të lartë në Finlandë. Kanabisi trafikohej nga Spanja në drejtim të Finlandës. Nga 55 shtetas të dënuar në finlandë, 10 prej tyre janë me shtetësi shqiptare, por kemi polakë dhe finlandezë të dënuar mes tyre.
Prokurori Shehu: Të përfshirë edhe rumunë, aziatikë, dhe afrikanë. Karakteristikë e këtyre grupeve ka qenë bashkëpunimi i tyre me njëri tjetërit për qëllime kriminale. Dy nga grupet organizonin trafikimin nga SHqipëria për ta dërguar nga Spanja për në finlandë dhe atje kishin rrjetin e shpërndarës.
Një grup tjetër vepronte vetëm në finlandë për blerjen dhe shitjen e lëndëve narkotike në finlandë. Një grup tjetër kishte për qëllim trafikun e drogës nga spanja në finalandë përmes shërbimit postar. Një pjesë kanë qenë të ndjekur në Finlandë dhe jo të identifikuar në Shqipëri. Kjo ka qenë një nga rezultatet e hetimit të përbashkët, në Finlandë janë bërë goditje të rasteve konkrete.

