“Makthi” i shoferëve, Balluku zbulon datën kur do të jetë gati hyrja e re e Tiranës

schedule22:16 - 7 Shkurt, 2021

schedule 22:16 - 7 Shkurt, 2021

Një pjesë e nyjës, te rrethrrotullimi ish-sheshi “Shqiponja” që shkakton trafik dhe kaos cdo ditë në hyrje të Tiranës duke u kthyer në makth për drejtuesit e makinave do të jetë gati në 15 mars.

Lajmin e dha sonte ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve që bëri së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Në 15 mars do të bëhet i kalueshëm, do të dorëzohet. Ne sot deklarojmë që për një muaj e pak, deri në 15 mars të bëjmë gati për të kaluar këtu një pjesë të trafikut. Kemi pasur ankesa përsa i përket ngarkesës së trafikut.

Por këtu punohet me tre turne dhe prandaj ka ecur kaq shumë në përfundimin e tuneleve” tha ajo. Ndërkohë që i gjithë projekti parashikohet që të përfundojë në tetor të këtij viti.

Drejtuesit e firmës që po ndërton veprën i thanë kryeministrit se në këtë kantier punojnë mbi 700 persona. Kreu i qeverisë kishte një përgjigje edhe për ata që akuzojnë për rrugë të “florinjta”. “Ky është një shembull vizual për të kuptuar atë dallimin që kanë kilometrat se njerëzit manipulohen nga ato budallallëqet që një kilometër shkoi kaq apo kaq.

Kjo është për kushedi përsa kilometra në fushë. Këtu është gjithë kjo masë gjigande” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!