Tradita, instrument për të tërhequr turistë

schedule15:55 - 22 Korrik, 2018

schedule 15:55 - 22 Korrik, 2018

Tradita këtë sezon veror është kthyer në një instrument për të tërhequr më shumë turistë. Në Tiranë u zhvillua festa e fërgesës, ndërsa në Pogradec ajo e Teto Ollgës.

Teto Ollga, personazhi i dashur i filmit shqiptar xhiruar në Tushemisht të Pogradecit i dha jo vetëm famën fshatit turistik, por tashmë edhe emrin festës lokale. Për tre netë me radhë, turistët u njohën me produktet karakteristike të zonës. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, i pranishëm në aktivitet e sheh këtë si vitin e kthesës në turizmin shqipar.

“Me buzëqeshje, me afrimin e më shumë tradite, ne duam të afrojmë më shumë orë të shfrytëzuar në turizëm. Ne duam institucionet si ky në Tushemisht të kthehen në modele”, tha Klosi.

Ndërsa në fshatin Surrel në Tiranë u organizuar festa e fërgesës. Shefat e mirënjohur të kuzhinës sollën recetën e vjetër të gatimit të Shqipërisë së Mesme. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, vlerësoi potencialet e zonës për zhvillimin e ekonomisë lokale.

“Një nga studimet që kemi bërë ishte historia e Baldushkut. Dhe nisi e gjitha nga një minimarketing për gjelat e Baldushkut. Ku ne llogaritëm që shitja e gjelave kishte shkuar në shifrën e katër milion eurove, do të thotë mjaftueshëm për të gjitha ekonomitë që rrisnin tufa 100-200 për të jetuar gjithë pjesën tjetër të vitit me dinjitet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku gjithashtu nxiti banorët e zonës të merren me agroturizëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!