Tradita e të mirëpriturit të të vdekurit në Shqipëri, ABC News në shtëpinë e Kadaresë

schedule09:29 - 30 Tetor, 2019

schedule 09:29 - 30 Tetor, 2019

Një ditë para festës së Hallouinit, ABC –ja e Mëngjesit shkoi në shtëpinë e Kadaresë për t’u njohur me dorëshkrimet e shkrimtarit që sjellin gjurmët e kësaj tradite të hershme në vendin tonë. Në një lidhje direkte kuratorja Ana Shkreli na njohu me diskutimin mbi filmin “Kush e solli Doruntinën”, që do të zhvillohet në ditën e Hallouinit më 31 tetor.

Shkreli tha se gjurmë të kësaj tradite ne i gjejmë në këngë.

“Diskutimi do lindë duke shqyrtuar nëse trevat ku banojmë kanë patur traditën e mirëpriturit të të vdekurit në Shqipëri, kjo ka qenë prekristiane dhe pastaj nis e zhvendoset nga krishterimi, për t’u zhvendosur te dita e të vdekurve.

Gjurmë të kësaj tradite ne i gjemë në këngë si herë si Kostandini që çohet nga varri për të marrë Doruntinën dhe herë si Doruntina. Sot do shqyrtojmë këtë kalim dhe trevat që merr nga tradita shqiptare kryesisht arbëreshe”.

Ajo ekspozoi për ABC News dy faza. E para ka të bëjë me një bocetë të dorëshkrimit “Kush e solli Doruntinën”. Është një bocet narrativ që nuk është i plotë në kapituj, po ka një pjesë të rëndësishme.

Dhe nga ana tjetër ekspozoi një pjesë të vogël të daktilografimit origjinal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!