Adam Levine ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur një lidhje një vjeçare me modelen Sumner Stroh ndërsa gruaja e tij, Behati Prinsloo ishte shtatzënë. Ata janë prindër të dy vajzave, Dusty Rose dhe Gio Grace, dhe së fundmi konfirmuan se po presin fëmijën e tyre të tretë.
Të hënën, Sumner Stroh ndau një video të TikTok, duke pretenduar se kishte një lidhje me 43-vjeçarin, duke shpjeguar se ndihej e ‘shfrytëzuar’ nga situata. Për më tepër, 23 vjeçarja ndau gjithashtu mesazhet private ku këngëtari i kishte kërkuar që t’i vinte emrin e saj bebes që gruaja e tij po pret.
“Në thelb, unë kisha një lidhje me një burrë që është i martuar me një supermodele të Victoria’s Secret. Në atë kohë, unë isha e re dhe naive. Dhe dua të them, sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar. Unë nuk isha në skenë si tani, kështu që padyshim që u manipulova lehtësisht” tha modelja 23 vjeçare.
Këngëtari mohoi se kishte një aferë me modelen Sumner Stroh , por theksoi se merrte “përgjegjësi të plotë” për sjelljen e tij “flirtuese” ndaj saj ndërsa ishte i martuar me Behatin. “Kam përdorur gjykim të dobët për të folur me dikë tjetër përveç gruas sime në çdo lloj mënyre flirtuese.
Unë nuk kam pasur një lidhje, megjithatë, kam kaluar kufirin gjatë një periudhe të penduar të jetës sime. Unë e kam adresuar këtë dhe kam ndërmarrë hapa proaktivë për ta korrigjuar këtë me familjen time. Gruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë.
Të isha kaq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoja të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Nuk do ta bëj më kurrë. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Ne do ta kalojmë atë dhe do ta kalojmë së bashku.”, u shpreh këngëtari i njohur.
/abcnews.al